Edhe skuadrat e futbollit kanë ndërmarrë masat për parandalimin e përhapjes së virusit, derisa shumica e ndeshjeve do të luhen pa tifozë.
Njëra ndër to është edhe ndeshja e kthimit Inter – Ludogorets në kuadër të Ligës së Evropës, transmeton lajmi.net.
Skuadra bullgare ka mbërritur në Itali teksa i gjithë stafi dhe lojtarë janë pajisur me maskat anti-koronavirus.
Ndryshe, ndeshja e parë përfundoi 2:0 në të mirë të Zikaltërve.