KF Llapi është duke u përgatitur për edicionin e ri në Superligë, teksa kanë arritur marrëveshje me një trajner.
Bëhet fjalë për trajnerin kondicional nga Turqia, Mustafa Serdar Basaran.
Ai i është bashkuar menjëherë klubit në Durrës dhe qëllimi i tij është që futbollistët e Llapit të jenë fizikisht të përgatitur për stinorin e ri pranveror.
Ai do jetë pjesë e ekipit llapjan për periudhën kohore të 6 muajve në vijim.
41 vjeçari në edicionin e fundit ka qenë pjesë e NK Çelik në Bosnie-Hercegovinë.