Lojtarët e skuadrës turke, Yeni Malatyaspor, kanë refuzuar të stërviten shkaku i mos pagesës së një pjese të rrogave të lojtarëve.
Pjesë e kësaj skuadre është edhe Jetmir Topalli i cili u bashkua muaj më parë më skuadrën turke.
Bazuar në këtë, mund të konstatohet se ndeshja e paraparë ndaj Galatasaray që është paraparë të zhvillohet të dielën në orën 16:00, është në rrezik të mos zhvillohet.
Klubi ende nuk ka reaguar për situatën e krijuar dhe mbetet të shihen zhvillimet e mëtejshme.