Skuadra e Ismajlit mposht Torinon e Vojvodës, kështu u vlerësuan dy mbrojtësit shqiptarë

Ekipi i Spezias ku luan mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, priti në “Alberto Picco”, Torinon e Mërgim Vojvodës, të cilët i mposhtën me rezultat të thellë 4-1.

Mërgim Vojvoda ka qenë në formë shumë të mirë javëve të fundit, duke shënuar dy gola të cilët arkëtuan katër pikë për klubin nga veriu i Italisë, teksa edhe Ardian Ismajli është integruar plotësisht në skuadrën e Spezias, duke regjistruar 13 paraqitje këtë sezon, ku ka shënuar një gol.

Megjithatë, në këtë takim, Vojvoda u inkuadrua vetëm 46’ minuta, ku në minutën e 32’të u dënua me të verdhë, dhe nga SofaScore u vlerësua me notë shumë të dobët 5.9.

Teks, Ismajli, i cili luajti 90 minuta u vlerësua me notën 6.7.

Më poshtë notat e të gjithë lojtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *