Drita bie nga “froni” bas barazimit në Klinë – Ballkani fiton ndaj Drenicës dhe merr kryesimin e Superligës

Skuadra e Dritës ka barazuar ndaj Dukagjinit në Klinë në ndeshjen e sotme të Superligës së Kosovës.

Drita barazoi në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultatin e barabartë 0-0, duke lëshuar kështu dy pikë në garën për titull.

Ky barazim e largon Dritën nga vendi i parë në tabelë tashmë dhe ia vështirëson punët në vazhdimësi.

Në ndeshjen tjetër, gabimin e Dritës e shfrytëzoi ekipi i Ballkanit që mposhti Drenicën në “Bajram Aliu”.

Ballkani fitoi me rezultatin 1-0, duke marrë tre pikë dhe vendin e parë në tabelë.

Golin e vetëm në këtë duel e shënoi Edvin Kuc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *