Skuadra angleze insiston për transferimin e Armando Brojës

West Ham United mund t’i rikthehet interesit për sulmuesin e Chelsea-t, Armando Broja, duke parë se “bomberi” shqiptar por riaftësohet me shpejtësi që pas ndërhyrjes së operacionit në gju.

“Çekanët” ishin shumë të lidhur me sulmuesin 21-vjeçar verën e kaluar, por zgjodhën të transferonin italianin Scamaca, i cili ka shënuar tetë gola në të gjitha garat këtë sezon.

Broja pësoi një dëmtim serioz në gju në dhjetor, në një miqësore kundër Aston Villas, dhe që atëherë, kuptohet, nuk ka luajtur për blutë e Lodrës.

Sulmuesi i Shqipërisë duket se është drejt rikuperimit të plotë, por mund përballet me një të ardhme të pasigurt te Chelsea nën drejtimin e trajnerit të ri, Maricio Pochettino.

Blutë po bëjnë revolucion në skuadër: Mateo Kovatic po shkon te Manchester City dhe lojtarë si N’Golo Kante, Édouard Mendy, Callum Hudson-Odoi dhe Kalidou Koulibaly po shkojnë në Arabinë Saudite.

Mbetet për t’u parë nëse Broja do të ketë një vend në këtë skuadër të re të Chelsea-t.

Pas mungesës së tij të zgjatur, shumë do të kenë harruar sezonin e tij mbresëlënës në formë huazimi te Southamptonir. Broja shënoi nëntë gola për “Shenjtorët” dhe bëri disa paraqitje mbresëlënëse që tërhoqën sytë e skuadrave në të gjithë Premier League-n.

Me stilin e tij agresiv të lojës, Broja mund të shkëlqejë në vijën e parë të West Hamit dhe duket se përshtatet më mirë se Scamaca me xhamajkanin Michail Antonio.

Shqiptari ka shumë potencial dhe mund të jetë një blerje e shkëlqyer në vijën e parë nëse ndonjë nga sulmuesit aktualë të West Hami largohet.

Afrimi i Brojës mund të jetë një biznes fitimprurës për West Hamin, veçanërisht pasi çmimi i sulmuesit mund të ketë rënë pas lëndimit të tij.

“Hammers” ofruan 30 milionë £ plus shtesa për sulmuesin korrikun e kaluar, por sot do të mund ta merrnin më lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *