Rreth nëntë futbollistë kryesisht nga Ballkani janë arrestuar për shkak të trukimeve të dyshuara në ndeshjet ku ata kanë luajtur.
Mbi nëntë futbollistë janë arrestuar në aksionin e Policisë Federale të Austrisë nën dyshimin se kanë trukuar ndeshje.
Bëhet fjalë për futbollistë që luajnë në Ligën e Tretë austriake.
Disa prej futbollistëve janë madje serb.
Robert Bencun, Ratko Buljiq, Dejan Cosiq, Milos Giciq, Bartolomej Kuru, Marjan Markiq, Dejan Nesoviq, Filip Peterman dhe Andrew Strapajeviq janë të arrestuarit.
Poashtu, policia bastisi shtëpinë e të dyshuarve dhe sekuestroi disa gjësende për hetim.
Dyshohet se futbollistët në fjalë janë përfshirë në trukim të ndeshjeve të nëntorit të kaluar.