Një skandal mund të dalë në skenë për “El Clasicon” sipas asaj që shkruan SPORT. Prestigjozja pranë Barcelonës pretendon se penalltia e Sergio Ramosit nuk ishte, madje as gjyqtarët nuk e mendonin si të tillë.
Gjyqtari anësor i tha kryesorit se nuk ishte penallti. VAR-i vendosi që penalltia të akordohej duke shkaktuar polemika në Spanjë për favorizimin e kampionëve në fuqi të vendit.
Barca do të kërkojë të dëgjojë komunikimin ndërmjet gjyqtarëve kryesorë të takimit. Ata do të çojnë një ankimim për vendimin e VAR-it dhe do të bazohen te komunikimi i gjyqtarëve.