Real Madridi është “tronditur” ditëve të fundit nga disa inçizime të publikuara në mediat spanjolle.
Protagonisti kryesor në ato inçizime është presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i cili dëgjohej duke fyer ndër figurat më të mëdha të Real Madridit si Casillas, Raul e Cristiano Ronaldon.
Më në fund klubi “mbretëror” ka reaguar në faqen zyrtare në lidhje me këtë çështje që ka “shokuar” botën e futbollit.
Nga Real Madridi bëjnë me dije se Perez u shantazhua nga gazetari spanjoll, Jose Antonio Abellan.
El Transistor de Onda Cero revela que Abellán tuvo en 2011 una reunión con el vicepresidente del RM, Eduardo Fernández de Blas, en el restaurante Combarro, en la que le chantajeó pidiendo 10 millones de € para hacer desaparecer los audios grabados de manera ilícita y manipulada.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 15, 2021
“Onda Cero Trasistor zbulon se Abellan kishte një takim në 2011 me zëvendëspresidentin e Real Madridit, Eduardo Fernandez de Blas, në restaurantin Comarro, në të cilin ai e shantazhoi duke i kërkuar 10 milionë euro për të zhdukur audiot e regjistruara në mënyrë të paligjshme dhe të manipuluar”, ka shkruar Real Madridi në faqen zyrtare në rrjetin social “Twitter”.