Një skandal i madh ka përfshirë futbollin holandez Portieri i Ajax, Andre Andre është pezulluar për një vit për shkak se ka rezultuar pozitiv në një test doping.
Lajmi është konfirmuar nga vet klubi holandez.
Lojtari i ekipit kombëtar të Kamerunit ra në kontrollin e dopingut në tetor të vitit të kaluar kur ai doli pozitiv për furosemidën e ndaluar.
Ajax njoftoi se Onana gabimisht mori ilaçet që i ishin përshkruar gruas së tij, por Bashkimi Evropian i Futbollit (UEFA) e dënoi atë me një vit.
“Ne ishim duke shpresuar për një dënim shumë më të shkurtër, sepse qëllimi i tij nuk ishte të forconte trupin dhe kështu të përmirësonte performancën,” tha drejtori i Ajaxit, Edwin van der Sar.
Ajax deklaroi se klubi dhe lojtari do të apelojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.