Skandal: Trajneri i Spanjës Luis Enrique i referohet Kosovës si Federatë

Kosova më 31 mars do të jetë mysafire e Spanjës në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin për në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë para ndeshjes, selektori i Spanjës, ka bërë një deklaratë skandaloze.

Ai në një deklaratë për gazetën spanjolle “Marca” i referohet Kosovës si Federatë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një video gazetari i Indeksonline Arlind Sadiku, duke e lexuar gazetën “Marca”.

Kjo nuk ishte hera e parë që spanjollet bëjnë një gjë të tillë, pasi që para disa javëve Federata e Spanjës iu referua Kosovës si territor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *