Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se ndeshja Kastrioti-Bylis e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Kamzës nuk do të zhvillohet.
Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente.
Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla, thuhet në njoftim.
Goli i Babatunde u anulua për prekje të topit me dorë, gjë që i jepte fitoren Laçit, pasi përballja ishte në rezultatin 1-1. Më pas shënoi Kastrioti./Euronews.al