Sistemi VAR po shkakton polemika të shumta nga dita në ditë.
Pas polemikave të shumta të ditëve të fundit në Itali pas ndeshjes Milan-Juventus për prekjen me dorë të Davide Calabria, ditën e sotme plas një tjetër skandal, por këtë herë në Premier League.
Në sfidën mes Southampton dhe Burnley, mbrojtësi Mee preku dukshëm topin me dorë në zonën e tij, por sipas sistemit VAR nuk kishim të bënim me një 11-metërsh.
Pamjet janë të qarta dhe në Angli po bëhet nami. Video është mëposhtë dhe vendimin mund ta merrni edhe ju vetë nëse është apo jo penallti…
Southampton vs Burnley, ball crossed in and no handball given. Did VAR get this right by giving no penalty? My thoughts are penalty but also the defender is close and is hard for him to get out the way. #SouBur pic.twitter.com/G0wjveUML7
— VAR- Views on Technology (@VAR56) February 15, 2020