Kanë përfunduar pesë ndeshjet e xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryendeshja e javës ndërmjet Dritës dhe Ballkani nuk ka sjellë fitues pasi dy skuadrat kanë luajtur baras 1-1.
Ballkani me këtë barazim ka mbetur edhe matematikisht jashtë garës për titull dy xhiro para fundit.
Luftën për trofeun e çmuar e vazhdojnë Prishtina në vendin e parë me 75 pikë, pesë më shumë se Drita.
Ndërkohë luftë e ashpër po bëhet edhe në mes ekipeve që kërkojnë mbetjen në elitë.
Aktualisht në pozitën e parafundit që largohet nga elita është Arbëria me 37 pikë, një vend më lartë (barazh) është Feronikeli me 38 të tilla.
KJO ËSHTË TABELA E SUPERLIGËS SË KOSOVËS: