Borussia Dortmundi dhe Milani kanë barazuar në ndeshjen e Grupit F në Ligën e Kampionëve.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Signal Iduna Park” u mbyll baras pa gola 0:0.
Dyja skuadrat kishin rastet e tyre gjatë 90 minutave, por që vlen të përmendet një dominim i Milanit në pjesën e dytë të cilët rrezikuan seriozisht portën e “Milionerëve” në disa raste.
Milani me këtë pikë zë vendin e tretë me dy pikë të tubuara, ndërkohë Dortmundi ka një pikë në vendin e fundit.
Pjesë e Grupit F janë edhe Neëcastle United lidere dhe PSG-ja që zë vendin e dytë.