Ka përfunduar pa fitues derbi i madh italian mes Napolit dhe Interit. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi 1:1, rezultat që më së shumti i konvenon Milanit.
Napoli e kishte mundësinë të merrte primatin në tabelë, por nuk e arriti dot, edhe pse e kishte epërsinë.
Vendasit kaluan herët në epërsi, në minutën e shtatë përmes Lorenzo Insignes që shënoi nga pika e bardhë.
Ky ishte goli i 116 i tij për Napolin, duke e kaluar kështu legjendën, Diego Maradona.
Edin Dzeko barazoi shifrat në minutën e 47-të, e që në fund doli të ishte epilogu i këtij takimi.
Me këtë barazim, Interi shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e parë, dy më pak se Napoli dhe tri më pak se Milan.