Derbi i madh italian ndërmjet Milanit dhe Interit nuk ka sjell fitues në takimin e xhiros së 12-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro” është mbyll 1-1 me dy golat e shënuar në fraksionin e parë të lojës.
“Zikaltrit” ishin të parët që gjetën rrugën e golit në minutën e 11-të të takimit me anë të mesfushorit turk, Hakan Çalhanoglut.
Futbollisti turk realizoi nga pika e bardhë e penalltisë ndaj ish-skuadrës së tij duke festuar golin.
Megjithatë, festa në taborin e “Neurazzurëve” zgjati vetëm gjashtë minuta, ngase De Vrij realizoi autogol për t’i barazuar shifrat.
Interi kishte një tjetër mundësi të artë në minutën e 27-të kur Lautaro Martinez dështoi të shënonte nga 11 metërshi i penalltisë.
Kësisoj, pavarëisht rasteve të krijuara nga dy skuadrat ndeshja u mbyll pa fitues.
Milani me këtë barazim ndodhet në vendin e dytë me 32 pikë, aq sa ka Napoli lider.
Interi ka 25 pië në pozitën e tretë tabelore.