Kevin Durant ka përjetuar një situatë shumë të çuditshme me Brooklyn Nets në humbjen 123-117 ndaj Torontos.
Fillimisht dyshohej se Durant kishte pasur një kontakt me një person të infektuar me COVID-19, mirëpo akoma nuk dihej zyrtarisht kështu që u vendos që ai të udhëtojë me klubin.
Durant ndihmoi Nets të kalonte në avantazh para se të informohej në çerekun e tretë se duhej të dilte nga loja, për shkak se personi me të cilin ai kishte pasur kontakt, ka rezultuar pozitiv.
“Nuk e kuptoj. Është zhgënjyese padyshim ”, tha lojtari Jeff Green i Nets. “Dua të them, ata e lënë atë të luajë, pastaj e nxjerrin jashtë. Une nuk e di. Nuk po mund ta kuptoj këtë gjë”.
Durant përfundoi takimin me tetë pikë të realizuara. Ai kishte shënuar të paktën 20 pikë në të gjitha 17 ndeshjet e tij deri më tani, seria më e gjatë që ai ka pasur në fillimin e një sezoni./Lajmi.net/