Postimi i Presidentit Agim Ademi:
Sot pata kënaqësinë të pres në vizitë ekspertët nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite, Mohamed Mansour Soltan, Saad Abdullah Alasmari dhe Dhafer Abdullah Alshehri. Ata na ofruan trajnim dhe udhëzime të hollësishme për zbatimin e sistemit ‘MyFFK’.
Me këtë rast, i falënderova për kontributin e tyre të çmuar gjatë puntorisë të mbajtur nga data 1 deri më 7 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku përfundoi me sukses faza e dytë e projektit për implementimin e sistemit digjital ‘MyFFK’.
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të futbollit në vendin tonë. ????
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi ⚽️