Sipas medieve franceze, Valon Berisha ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Valon Berisha mungoi në ndeshjen e sotme mes Lyonit dhe Reimsit.

Lyoni ishte nikoqir i Reimsit në ndeshjen e sotme në Ligën 1, ku vendasit fituan me rezultat 3:0, shkruan “Zeri.info”.

Futbollisti i Kosovës, Berisha mungoi në këtë sfidë, derisa nuk ishte as i ftuar.

Mediat në Francë tashmë e kanë mësuar arsyen e mungesës së Berishës.

Sipas tyre, Berisha ka rezultuar pozitiv me COVID-19 andaj nuk është ftuar për ndeshjen e sotme.

Ndryshe, në këtë sfidë, u paraqit ylli tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli, por vetëm nga minuta e 55-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *