Sipas asaj që raportojnë mediat Sllovene klubi i Osjek është e interesuar për fantazistin e Olympia ljubljana, Endri Çekiçi.
Pogradecari së fundmi ka qenë i lidhur më së shumti me një kalim në Superligën Turke, por klubi kroat duket se është gati të paguaj 1 milion euro për ta blerë kartonin e tij nga kampionët e Sllovenisë.
Kjo do të ishte një goditje e bujshme për Osjekun ku luan dhe Grezda pasi ky klub këtë sezon pretendon të uli nga froni gjigantët e Dinamo Zagreb.
Kujtojmë se Çekiçi gjendet i grumbulluar me kombëtaren dhe është në pritje të debutimit me fanellën kuqezi në ndeshjen e së hënës ndaj Lituanisë.