Simoj Kjaer u detyrua të largohet për shkak të dëmtimit pas 40 sekondash në ndeshjen e fituar ndaj Genoas dhe sot mbrojtësi danez iu nënshtrua testeve të mëtejshme në klinikën Columbus në Milano.
Ai ishte paraqitur në vizita me paterica dhe analizat vërtetuan që ai duhet të operohet.
Sipas parashikimeve të para, ai pritet të mungojë për një kohë pak më të gjatë.