Pasi humbi ndeshjet e fundit në ligën spanjolle pasi ishte i suspenduar, Joao Felix dotë kthehet në opsionet e Atletico Madrid për ndeshjen e së martës kundër Milanit.
Milan dhe Atletico Madrid luajnë nesër në San Siro nga ora 21:00 në grupin B, në Ligën e Kampionëve.
Përveç sulmuesit portugez, trajneri Diego Simeone gjithashtu do të jetë në gjendje të llogarisë në Koke dhe Lemar, të cilët u dëmtuan kundër FC Porto.
Atletico Madrid pas xhiros së parë në Ligën e Kampionëve ka një pikë – kurse Milani synon këndelljen pas humbjes nga Liverpooli.