Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone është shprehur tejet i kënaqur me fitoren e La Ligas.
Atletico Madrid u gjend në disavantazh ndaj Villarealit për tu rikthyer me golat e Correas dhe Suarez në një ndeshje të zjarrtë.
Kështu, “Los Colchoneros” fituan titullin në La Liga për herë të parë që nga viti 2014.
Pas ndeshjes, Diego Simeone u shpreh i kënaqur, ku deklaroi se lumturia i buron nga brenda dhe ai është i lumtur për shumë persona në klub.
“Jam i lumtur për shumë persona, kur Atletico Madridi bëhet kampion është diçka ndryshe”, tha ai.
“Unë buqëqesh, është një lumturi nga brenda që më vjen kur shoh këtë klub që ka një të ardhme të ndritur”, tha Simeone.
“Jam shumë kokëfortë, e di që klubi mund të rritet edhe më shumë dhe unë sigurisht që dua të ndihmoj në këtë rritje”, përfundoi Diego Simeone./Lajmi.net/