Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka sqaruar rastin e Armando Brojës në konferencën për media në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë.
Në media është aluduar se mund të ketë mosmarrveshje mes trajnerit dhe Brojës, mirëpo Silvinjo ka thënë se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe se lëndimi ishte arsyeja që ai nuk ishte i gatshëm për lojë.
“Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar pjesën e mentalitet, dhe ndryshimin mes një ndeshje zyrtare dhe miqësore. Ka një audiencë të madhe, është mundësi e madhe për ata dhe unë nuk është e drejtë të them emrat, do të shoh edhe në stërvitjen e fundit.”
“Nuk ka ndodhur asgjë me Brojën, është një proces jo i lehtë se vjen pas një dëmtimi 10 mujor dhe ka luajtur pak në ndeshjet e fundit. Një ndeshje para se të vinte te ne luajti 45 minuta u zëvendësua që të mos kishte probleme.”
“U kontrollua te ne , pati ca probleme u konsultuam me doktorët e Çelësit dhe ishte e qartë që nuk ishte i gatshëm të luante dhe vendosëm të shkonte te Çelsi kjo e gjitha.”, deklaroi ai.