Neymar pësoi një dëmtim të mërkurën mbrëma.
Braziliani ishte në formacionin startues të PSG-së kundër Caenit, në Kupën e Francës.
PSG fitoi 1-0, por ndeshja mbeti nën hijën e lëndimit të Neymarit në minutën e 60-të.
Kishte shqetësime se Neymar do të mungojë një kohë të gjatë, dhe PSG e konfirmoi lajmin së fundmi se ai do të mungojë katër javë.
Neymar tash do të mungojë ndeshjen kundër Barcelonës në Champions League, në mesjavë.
Ai poashtu është në dyshim serioz për përballjen e dytë, e cila luhet më 10 mars.
Ironikisht, motra e tij ka ditëlindjen më 11 mars.
Por pse kjo është kaq e rëndësishme? Epo, çuditërisht, Neymar vazhdimisht është pezulluar apo lënduar pikërisht në kohën e ditëlindjes së motrës në vitet e fundit.
Ky trend filloi në vitin 2015, kur ai u ndëshkua me shumë kartonë të verdhë dhe u pezullua.
Ai gjithashtu u pezullua në vitin 2016, teksa ishte i lënduar në vitet 2017/ 2018 dhe 2019.
Neymar prishi mallkimin pasi nuk ishte i lënduar vitin e kaluar, por mund të jetë jashtë fushave përsëri për ditëlindjen e saj muajin e ardhshëm.