Interi ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi ka fituar kundër Fiorentinës me rezultat 2:1, mbrëmë.
Futbollistët e drejtuar nga trajneri italian, Antonio Conte për asnjë moment nuk ndaluan së vrapuari, me të vetmin synim që të kualifikojnë në gjysmëfinale.
Krijuan raste të shumta, por goli u shënua në minutën e 44-të nga Antonio Candreva.
Në pjesën e dytë “neroazzurët” tentuan nëpërmjet Alexis Sanchez dhe Lautaro Martinezit, por tentimet e tyre nuk përfunduan në portën e “Violës”.
Fiorentina arriti që në minutën e 60-të ta barazojë rezultatin. Ishte Marftin Caceres që shënoi me kokë për 1-1.
Por Interi e ktheu shpejtë epërsinë, kur Nicolo Barella me një goditje të fortë nga afër zonës shënoi për 2-1, që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes derisa në gjysmëfinale zikaltrit do të takohen me Napolin.
Në këtë ndeshje për Interin debutoi danezi Christian Eriksen që u fut në lojë në pjesë të dytë në vend të Alexis Sanchezit.
27-vjeçari arriti të debutojë me fitore te skuadra nerazure, derisa u vlerësua me notë 6.5 për paraqitjen e tij në 24 minutat sa ishte në fushë.