Si sot 20 vjet më parë Altin Rraklli shënonte këtë gol për Shqipërinë ndaj Anglisë në ndeshjen e luajtur më 28 mars 2001 në stadiumin “Qemal Stafa”, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Kore – Japoni 2002”.
Ishullorët triumfuan me rezultatin 3-1, por minutat e fundit ishin mjaft emocionuese.
Sulmuesi, i cili ishte futur në lojë si zëvendësues, realizoi në minutën e 93-të një gol të bukur duke zënë në befasi mbrojtjen angleze.
E veçanta është se Rraklli realizoi sërish në minutën e 94-t kur rezultati ishte 1-2 për anglezët, duke barazuar në 2-2, por asistenti dhe më pas arbitri luksemburgas, Hamer, e anuluan golin për pozicion jashtë loje të Rrakllit, që në fakt ishte inekzistent.
Ky rast është përdorur si shembull dhe interpretuar më vonë edhe në seminaret e UEFA-s, duke e konsideruar gabim vendimin e arbitrave, pasi goli ishte i rregullt.
https://fb.watch/4w7hHkOdA_/