Rei Manaj gjendet në Poloni me Kombëtaren, mirëpo e ardhmja e tij do të jetë Seria A.
Dje, në ditën e fundit të merkatos së transferimeve, skuadra e Barcelonës ka arritur një akord me Spezian, që sulmuesi kuqezi të huazohet për një vit dhe ku skuadra italiane do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit.
Manaj ishte pranë kalimit te Verona, por që këtë ia ka pamundësuar sulmuesi kroat, Kaliniq.
Manaj ishte pro kalimit te Verona, megjithatë vendimi i Kaliniçit për të mos u larguar, ka bllokuar shanset për shqiptarin që të transferohej në këtë ekip.