Stanislav Macek beson se Haaland do të shndërrohet një më të mirët në botë nëse shkon te një klub i madh.
Stanislav Macek, trajneri i Sllovakisë U-18, që në gusht njohu Haalandin pasi punoi me të para se brenda pak muajsh të shndërrohet në emrin që është sot, ka lavdëruar atë për përkushtimin që ka.
Ai ka treguar një histori interesante, duke treguar se sa shumë i përkushtuar është 19 vjeçari që ka nisur të lë gjurmë në Evropë.
“Ai e di se çfarë do”, tha Macek për AS. “Do të ju tregoj një gjë. Në Salzburg, ai kishte të dashur norvegjeze që shkoi për ta vizituar atë. Disa ditë më vonë, ajo u kthye në vendlindje sepse ai i tha se duhet të koncentrohet vetëm në futboll”.
Haaland u transferua te Dortmundi në afatin kalimtar të janarit, por për shkak formës së lart, emri i tij është përmendur nga mediat në listën e dëshirave të Realit, Juventusit e shumë klubeve tjera për sezonin 2020/21.
Në sezonin 2019/20, Haaland ka bërë 33 paraqitje për Red Bull Salzburg dhe Borussia Dortmund, duke shënuar 40 gola.