Si do të udhëtoni drejtë Francës për ndeshjen kundër Lille? Kjo është përgjigjja epike e Tuchel

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka folur pas fitores së vështirë kundër Newcastle United e cila i sigurua vetëm një minutë para përfundimit të ndeshjes me golin e realizuar nga Kai Havertz.

Megjithatë, trajneri gjerman u desh të përgjigjej ndër të tjera edhe në pyetjen se si po planifikon klubi që skuadra të udhëtojë drejtë Francës, atje ku të mërkurën duhet të ballafaqohet me Lillë në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve duke ditur se klubi po kalon ditë shumë të vështira pas sanksioneve të vendosura nga qeveria e Britanisë së Madhe.

Tekniku gjerman ka dhënë një deklaratë të madhe, duke thënë se ai ka informacion se do të jetë një aeroplan në dispozicion të skuadrës për këtë udhëtim, por nëse nuk ka asnjë alternativë, atëherë është i gatshëm edhe ta vozisë një minibus me shtat ulëse për ta çuar skuadrën në Francë dhe për ta zhvilluar atë ndeshje.

“Informacioni im i fundit është se ne kemi një aeroplan në dispozicion për këtë udhëtim dhe mund të shkojmë me avion dhe të kthehemi me avion. Nëse jo shkojmë me tren, nëse jo me tren, shkojmë me autobus, nëse jo as me autobus atëherë unë do të ngas një makinë me shtat ulëse”, tha Tuchel.

Normalisht se kjo deklaratë e Tuchel ishte në kontestin e shakasë, por Chelsea vërtetë është duke kaluar nëpër një situatë shumë të komplikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *