A do të largohet Leo Messi nga Barcelona? Kryefjala e të gjitha negociatave (merkatos së kësaj vere) ka ditë që mban në ankth katalanasit, ndërsa bën të nëdërrojnë të tjerë.
Favoritët për t’i pasur shërbimet e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” janë nga Manchesteri (“qytetarët”) deri në Paris, edhe në Milano (Inter).
Por, largimi nga “Camp Nou” nuk është më aq i sigurt, të paktën sipas “bookmakers”, të cilët japin shanse qëndrimi të 33-vjeçarit te Barça, me kuotat e tyre.
KUOTAT – Manchester City i Pep Guardiolës mbetet gjithmonë në krye të një marrëveshjeje të mundshme, me kuotën 1.90.
Edhe Interi mbetet në podium, me 3.50 të shanseve, ndërsa PSG bie në kuotën 12, një shenjë që telefonatat e Neymar dhe Di Maria nuk kanë arritur ta bindin “Pleshtin”.
Në vend të kësaj, “Snai” përqendrohet në pajtimin midis Messit dhe Barcelonës. Zgjatja e kontratës së argjentinasit kuotohet me 1.80, pak më shumë se shanset e Manchester City (2.00).
Gjithashtu, në këtë rast, Interi është zgjedhja e tretë (3.00), ndërsa zbarkimi në Paris kuotohet me 18.