Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar fitore të madhe në ndeshjen “finale” të Ligës së Kombeve.
Në ndeshjen që u zhvillua në “Air Albania”, kuqezinjtë janë përballur me Bjellorusinë.
Në ndeshjen e vlefshme për Ligën C4 të Kombeve, Shqipëria e ka fituar këtë ndeshje me rezultat të ngushtë, 3:2.
Me këtë fitore, djelmoshat e Edi Rejës janë kualifikuar në Ligën B të Kombeve.
Kombëtarja shqiptare do të shpërblehet edhe me 1.1 milion euro dhe do të ketë shansin të luajë në play-offin e Ligës së Kombeve, duke pasur shansin që të kualifikohen direkt në Kampionatin Evropian që mbahet pas tri viteve. /Zeri.info