Bolivar nuk ia ka dalë të kualifikohet në fazën finale të Copa Libertadores, edhe pse i mjaftonte të mos humbte kundër kolumbianëve të Junior, pasi ndeshjen e parë e kishin fituar 2-1.
Në kthim Bolivar u mund 3-0, ndërsa Sadiku e nisi ndeshjen nga stoli.
Prej minutës së 69-të skuadra e tij luajti me një lojtar më pak dhe sulmuesi zbriti në fushë në minutën e 77-të, kur ndeshja ishte 1-0.
? Así quedó conformado el Grupo C de la CONMEBOL #Sudamericana:
?? @WilstermannCD
?? @ArsenalOficial
?? @CearaSC
?? @Bolivar_Oficial pic.twitter.com/EWH5l80rBL— CONMEBOL Sudamericana (@Sudamericana) April 16, 2021
Katër minuta më pas Junior realizoi golin e dytë, ndërsa në shtesë edhe të tretin dhe i dha fund ëndrrës së Bolivar dhe Sadikut për të shkuar në fazën e grupeve në Copa Libertadores.
Tani Bolivar do të luajë në Sudamericana.