Milani regjistroi një fitore të rëndësishme sonte me rezultat 3-2 kundër Fiorentinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.
Zlatan Ibrahimovic ishte realizator i golit të parë në minutën e nëntë.
Mirëpo, shumë lehtë ai ka mundur të kishte dy gola në emrin e tij nëse tentativa e tij absolutisht e çmendur nga ‘askund’ do të përfundonte në rrjetë.
Në fakt, shtylla shpëtoi Fiorentinën, teksa suedezi lansoi një goditje nga një kënd krejtësisht i pamundur në krahun e majtë, me topin që mori një trajektore të pashpjegueshme para se të godiste shtyllën.
Shikoni më poshtë.