Shtyje trajner, shtyje…

Të jesh shofer në Tiranë nuk është e lehtë, por kur të “tradhton” edhe makina, që prishet në një ditë me shi, atëherë duhen nerva të forta për ta përballuar ditën. Jo vetëm nerva, por edhe muskuj…

Po, sepse detyrohesh që në mes të trafikut të shtysh makinën. Kjo i ka ndodhur ish-trajnerit të Tiranës, Alban Tafajit dy ditë më parë, teksa makina e ka lënë në rrugë dhe më pas është detyruar, së bashku edhe me një shokun e tij, që ta spostojnë atë duke e shtyrë.

Vërtetë i pafat vëzhguesi i FSHF-së, që aktualisht punon edhe si specialist në sektorin e licencimit të trajnerëve. Natyrisht ai nuk i ka shpëtuar “paparacëve” të “Panorama Sport”, por për fat të mirë Tafaji ka qenë sportist dhe nuk i është dashur shumë mund që ta lëvizë makinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *