Ndeshja e xhiros së parë në Superligën e Kosovës mes Malishevës dhe Ballkanit do të shtyhet.
Neshja e parë mes Malishevës dhe Ballkanit do të shtyhet, për shkak të pjesëmarrjes së kampionëve aktual të Kosovës në garat evropiane.
Kjo ndeshje nuk pritet të luhet në vikend siç ishte paraparë, andaj do të shtyhet për një afat të pacaktuar.
Kujtojmë se të enjten Ballkani e luan ndeshjen kthyese ndaj Klaksvik në udhëtim, në kuadër të raundit të tretë të kualifikimeve për Conference League.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 3:2 në favor të ekipit kosovar.