Alexander Povetkin ka dërguar një mesazh për gjithë botën e boksit duke fituar një nga meçet më interesante të këtij viti, trasmeton Insporti.
Povetkin, mposhti Whyte që kishte qenë kampion në WBC për mbi 1000 ditë, teksa shpresonte që pas fitores ndaj Povetkin, ai do të mund të luftonte për kampion bote.
Whyte ishte duke fituar me pikë, teksa arriti t’a hedhte dy herë në dysheme rusin 40 vjeçar në raundin e katërt.
Por, Povektin bëri të paimagjinueshmen kur në raundin e pestë, e goditi me një “uppercut” të pastër “Body Snatcher” duke e fituar meçin.
Povetkin pas luftës deklaroi për Sky Sport: ” Nuk mendoja se do ta përfundoja meçin kështu. Edhe pasi rash dy herë në raundin e katërt, përsëri kisha besim në fitore”.
Fury, që kishte fituar titullin WBC në shkurt të këtij viti ndaj Wilder, uroi Povetkin për fitoren e tij në llogarinë personale në Twitter.
Sipas agjentit Eddie Hearn, ekziston një klauzol në kontratë ku i mundëson Whyte të luftojë përsëri ndaj rusit Povetkin.