Stefano Pioli po kalon formën më të mirë në karrierën e tij, duke humbur vetëm 1 nga 17 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon në Serie A, ai ka të regjistruar edhe 4 barazime.
Megjithatë, problemet e Rosonerëve po vazhdojnë të jenë lëndimet e shumta, ku tani është raportuar nga Sky Sport Italia se Theo Gernandez dhe Hakan Calhanoglu nuk kanë trajnuar me klubin.
Ndeshja e ardhshme e Milanit në ligë do të jetë ndaj Cagliarit dhe sipas raportimeve të fundit ata do të kenë disa mungesa.
Ante Rebic e Rade Krunic nuk janë shëruar akoma nga COVID-19, Rafael Leao është I pezulluar, ndërsa të dëmtuar vazhdojnë të mbesin Matteo Gabbia, Ismael Bennacer dhe Alex Saelemaekers.