Shqipëria zhvillon sonte ndeshjen e fundit të grupeve ndaj Faroe, synon pozitën e parë

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të kualifikimeve për EURO 2024.

Kuqezinjtë tashmë të kualifikuar, presin të relaksuar në “Air Albania” kombëtaren e Ishujve Faroe, me fillim nga ora 20:45.

Pas objektivit të parë i cili ishte kualifikimi, kombëtarja shqiptare tani e synon objektivin e dytë në këtë cikël kualifikimesh – i cili është të përfundojnë në pozitën e parë në grup.

Shqipëria qëndron e para në grupin E me 14 pikë, e ndjekur nga Çekia me 12 pikë dhe Polonia e treta me 11 pikë.

Kuqezinjtë siguruan zyrtarisht kualifikimin në EURO ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj Moldavisë, pas barazimit 1-1.

Ky ishte kualifikimi i dytë ndonjëherë i kombëtares shqiptare në një Evropian, pas atij të vitit 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *