Shqipëria sonte kërkon “biletën” për Botërorin 2022, luan ndeshjen e vitit kundër Polonisë

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do ta zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit.

“Kuqezinjtë” sonte me fillim nga ora 20:45 ballafaqohen me Poloninë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Të përzgjedhurve të trajnerit italian, Edi Rejës u duhet vetëm fitorja në stadiumin “Air Albania” për t’i shtuar gjasat në maksimum për një kualifikim në Botërorin e vitit të ardhshëm nga vendi i dytë në grup.

Natyrisht se triumfi në Hungari ka shtuar besimin te lojtarët në fushë dhe te tifozët që pritet të jenë sonte në tribuna rreth 22 mijë të tillë.

Sigurisht se edhe polakëve iu nevojitet fitorja, pasi çdo rezultat tjetër mund t’i “djeg” në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *