Polonia cilësohet si ekipi favorit për të fituar ndeshjen e sotme në orën 20:45 kundër Shqipërisë, që do të luhet në “Air Albania”.
Kompanitë e basteve i japin një avantazh ekipit polak duke i vendosur koeficientin 1.95 për triumfin e mundshëm.
Nga ana tjetër, barazimi kuotohet me 3.4, ndërsa fitorja e Shqipërisë ka koeficientin 3.75. Megjithatë, këto janë thjesht parashikime.
Sfida e Kombëtares kuqezi ndaj Polonisë, është e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.