Shqipëria do të përballet sot me Spanjën në një ndeshje miqësore.
Ky takim zhvillohet në “RCDE Stadium” në ora 19:45.
Në këto ditë të grumbullimit, për fat të mirë grupi i lojtarëve nuk ka pasur probleme me dëmtmet dhe trajneri Edy Reja është i lirë në përzgjedhjen e formacionit titullar për ndeshjen ndaj iberikasve.
Kuqezinjtë kanë kryer dje një stërvitje në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja dhe synojnë që nga ky takim të dalin sa më pozitivisht që të jetë e mundur.