Shqipëria është gati për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Pasditen e sotme kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Dortmundit aty ku do të akomodohen në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e “EURO 2024” në SportCentrum Kaiserau.
Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë marrë vendimin përsa i përket listës zyrtare të lojtarëve për Kampionatin Europian.
Nga 27-të lojtarët e përzgjedhur në listën paraprake vetëm portieri Simon Simoni nuk do të jetë në finalet e “Euro 2024”, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve është gati për të dhënë maksimumin.
Lista e plotë:
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;
Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;
Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.
Kombëtarja shqiptare paraditen e sotme ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në Stegersbah të Austrisë, ndërsa kuqezinjtë në orën 16:00 do të udhëtojnë nga Grac-i i Austrisë drejt Dusseldorfit për të mbërritur në mbrëmje në Dortmund në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau.