Shqipëria nesër mëson kundërshtarët për Evropianin e Gjermanisë, ja gjithçka që duhet të dini

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll nesër duke filluar nga ora 18:00 do të mësojë kundërshtarët në grupet e Kampionatit Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm në tokën gjermane.

Kuqezinjtë u kualifikuan në Evropian duke qenë të parët në grupin për kualifikimeve, duke lënë pas kombëtare si Republika Çeke dhe Polonia.

Shorti për grupet do të hidhet nesër, ku kombëtaret do të njihen me kundërshtarët e tyre.

Kombëtarja shqiptare për herë debutoi në një Evropian në Francë, në vitin 2016, duke e marrë fitoren e vetme ndaj Rumanisë, me golin historik të Armando Sadikut, i cili ishte i pari.

Atëbotë, kuqezinjtë ishin shortuar në vazon e katërt, teksa këtë herë për shkak të suksesit të lartë në kualifikimeve, do të jenë në vazon e dytë.

Kështu Shqipëria në vazon e parë mund të përballet me Gjermaninë, Portugalinë, Francën, Spanjën, Belgjikën dhe Anglinë.

Me ekipet e vazos së dytë nuk mund të përballet, teksa në të tretë mund të ketë punë me Holandën, Skocinë, Kroacinë, Slloveninë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke.

Në vazon e fundit është kampioni në fuqi i Evropianit, Italia, Serbia, Zvicra, dhe tre kombëtaret nga playoff-i i Ligës së Kombeve. Këto kombëtare do të zbulohen në muajin mars të vitit të ardhshëm, atëherë edhe kur zhvillohen ndeshjet.

Vazot e shortit:

Vazoja 1: Gjermania (nikoqiri), Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika, Anglia

Vazoja 2: Hungaria, Turqia, Rumania, Danimarka, Shqipëria, Austria

Vazoja 3: Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Republika Çeke

Vazoja 4: Itala, Serbia, Zvicra, fituesi i playoff-it të grupit A në Ligën e Kombeve, fituesi i playoff-it B fituesi i playoff-it C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *