Sot në orën 18:00, në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i UEFA Natios League.
Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë ditën e sotme edhe kundërshtarët e tyre në këtë kompeticion, drejt rrugës për Gjermani, për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm të tyre në Europianin e 2024.
Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Ligën B, ndodhet në një vazo me Slloveninë, Malin e Zi dhe Armeninë.
Ndërkohë që në 3 vazot e tjera, duke nisur nga e para gjenden, Suedia, sigurisht kundërshtari për t’u shmangur, Ukraina, Bosnje Hercegovina dhe Islanda. Në vazon e dytë rivalë do të jenë një mes Finlandës, Norvegjisë, Skocisë apo Rusisë, ndërsa në vazon e tretë, emrat që kombëtarja e Shqipërisë mund të ketë përballë janë Izraeli, Rumania, Serbia dhe Irlanda.
Pra, Shqipëria mund të përballet përsëri me kombëtaren e Serbisë, ndaj së cilës në ndeshjen e parafundit kishte jo pak probleme.