Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Shqipëri – Kazakistan.
Kombëtarja e Shqipërisë ka shkuar në pushim me epërsi minimal prej 2:1.
Golin e parë në këtë sfidë e ka shënuar, Sokol Cikalleshi, kurse golin e dytë për kombëtaren kuq e zi e ka shënuar, Ismajli në minutën e 23’të.
Megjithatë, menjëherë pas golit të dytë të shënuar, Shqipëria pësoi gol nga rinisja e takimit, ku Aymbetov shfrytëzoi daljen e Berishës dhe realizoi nga 50 metra.
Shqipëria kishte disa mundësi për ta thelluar avantazhin, por Uzuni dhe Memushaj nuk u treguan të saktë para portës kundërshtare.