“Air Albania Stadium”, impianti i ri modern i futbollit shqiptar, padiskutim që ishte reklama më e bukur e sportit në vendin tonë, edhe për investimin që ka prekur thuajse 80 mln eurot, por edhe për faktin se tashmë renditet mes stadiumeve që tërheqin interes edhe turistik…
UEFA i ka dedikuar një video ndeshjes përuruese, Shqipëri-Francë, e zhvilluar në nëntor të vitit të shkuar, ku sigurisht veç spektaklit piroteknik, muzikor, por edhe aristiko-skenik, ka pasur edhe dyndje të tifozerisë.
Një video e cila është xhiruar edhe me dron mbi impiantin modern, i cili do të jetë edhe shtëpia e kombëtares.