Lobo Carrasco, legjenda e Barcelonës, ka vetëm një dëshirë; Leo Messi ta përfundojë karrierën në “Camp Nou”.
Futbollisti më i mirë në histori të klubit dhe në botë, mund të largohet në fund të sezonit, në qershor, pasi t’i skadojë kontrata.
Ai deshi të largohet edhe verën e kaluar, por nuk e lejoi ish presidenti Josep Maria Bartomeu.
Sido që të jetë, Carrasco, në rrjetet sociale me fansa, u shpreh: “Shpresoj që Messi ta përfundojë karrierën në Barcelonë”.
Ai gjithashtu beson se Barcelona do t’i lërë pas këto kohë negative për t’u rikthyer furishëm aty ku ishte vite më parë.