Shpresë për Kosovën, ja në sa ndeshje të fundit Suedia nuk ka fituar si mysafir

Kosova nesër zhvillon duelin e rëndësishëm me Suedinë në “Fadil Vokrri”.

Për “Dardanët” kjo është ndeshja e parë në Grupin B të eleminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Suedia vjen në Prishtinë pas fitores minimale 1-0 në ndeshjen e parë me Gjeorgjinë.

Fakt interesant për mysafirët është se kanë rekord negativ në ndeshjet e fundit në udhëtim.

Suedezët fitoren e fundit si mysafir e kanë në fillim të tetorit të vitit të kalur, ku e mposhtën Rusinë 2–1, Në kuadër të Ligës së Kombeve (UEFA Nations League).

Pas fitores me Rusinë, kanë pësuar katër humbje radhazi në udhëtim, nga Kroacia, Portugalia dhe Franca në Ligën e Kombeve dhe nga Danimarka në miqêsore.

Suedezët kërkojnë fitoren e parë në udhëtim pas plot pesë muajsh, pikërisht ndaj Kosovës.

Kujtojmë se në Kombëtaren e Suedisë është rikthyer sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, i cili do të jetë rrezik shtesë për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *